Mjeku infeksionist: Rritja e v iktimave shqetësuese, po bëhen gabime gjatë mjekimeve

Situata e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme 5 humbje jete dhe 88 raste të reja me COVID-19.

Por mjeku infeksionit, Velo Markovski ka deklaruar se janë bërë gabime gjatë mjekimit të pacientëve.
“Vdekshmëria në Maqedoni është shqetësuese dhe po bëhen shumë gabime gjatë mjekimit.

Të paktën 80-90% e pacientëve mjekohen thuajse me dy deri në tre antibiotikë, të cilët nuk janë të kombinueshme.

Pra nëse pacientët mjekohen me antibiotikë atëherë kemi të bëjmë me infeksion bakterial”, tha Markovski.

Loading...