Në një lidhje direkte me “Zonë e Lirë”, u transmetuar një këngë e realizuar nga disa vogëlushe, dedikuar të gjitha bluzave të bardha, mes tyre edhe Piperos.
Kjo këngë dhe ky gjest e kanë përlotur Piperon i cili u shpreh se duhet të jesh brenda ambienteve të Infektivit dhe të dëgjosh këto vajza, që të përjetosh emocione të tilla.
Kjo video e ka emocionuar shumë mjekun.
“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese”, ka thënë mjeku i emocionuar.
Loading...