“Për të bërë testime për konfirmim, që do të thotë të gjurmosh me shumë kujdes të gjitha rastet e kontaktit.
Të gjithë qytetarëve do të vazhdoja t’u kërkoja me këmbëngulje në shtëpi. Trim i mirë është ai që mbrohet, jo ai që del.
Sa kohë që nuk kemi një vaksinë për t’u trajtuar Covid-19, mënyra më e mirë për të zbutur kurbën është shmangia e kontakteve.
“Unë mendoj që javën e dytë të prillit do fillojnë të zbuten shumë masat dhe nëse qytetarët i kanë respektuar masat e krijuara nga qeveria, java e parë e prillit do zbuten masat”, ka deklaruar Pipero.
“Njerëzit e shtruar tek ne kurohen sipas eksperiencës më të mirë të marrë nga Kina, nga Italia dhe vendet e tjera.
Kurohen sipas një udhëzuesi që përfshin dy anti-viralë, simptomatikë të tjerë. Ndërkohë që flasim, ka ardhur një sasi e vogël hidroksilkorine.
Në bazë të protokolleve të një kompanie të madhe amerikane, kemi porositur një medikament të ri që është shpresëplotë për trajtimin e koronavirusit”, u shpreh mjeku.