“Veshjet e pambukut, janë më të mira kundrejt veshjeve sintetike. Femrat e kuruara (me grim) iu bën keq gazi lotsjellës se thithet me shume në lëkurë, se sa në lëkurë të pastër. Për njerëzit me lente të mos shkojnë me lente. Të kenë atë që quhet lot artificial ndihmon te pjesa e syve për të përballuar inflamacionin e fortë që jep. Shamitë e lagura, duhet të ndërrohen menjëherë dhe jo të përdoren dy hete. Protestuesit përdorin që nga uthulla, limoni, sepse janë antioksidantë, deri te maloksi, shishe me ujë me maloks për t’u pirë kur ka efekte anësore, jo gjithmonë këto masa arrijnë të neutralizojnë efektet anësore, sepse varet nga shumë faktorë.”
Në përfundim mjeku Jorgji komentoi edhe letrën që kreu i Policisë së Shtetit u dërgoi pak ditë më parë bizneseve lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës.
“Ndjesa duhet t’i takojë njerëzve jo bizneseve.” – u shpreh ai.
(BalkanWeb)