Mjeku zbulon: ’65 vjecarja nga Durrësi rëndë nga koronavirusi.Nëse mjekët dhe stafi mjekësor janë ekspozuar pa veshjet mbrojtëse kanë bërë gabim’

Nga 10 personat e prekur me COVID-19, 1 prej rasteve është një grua nga qyteti i Durrësit.

Ajo ndodhet në spital atje. Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero, dha detaje rreth këtij rasti. Ai u shpreh se gruaja është mbi 65 vjeç dhe është një rast i rëndë pasi merr frymë me makineri.

“Rasti i Durrësit është rast i rëndë. Është mbi 65 vjeç, është e intubuar, është me respiracion të drejtuar, me frymëmarrje të drejtuar. Ia japin frymëmarrjen me respirator”, tha Pipero.

Ai shtoi se po bëhet gjurmimi i personave që kanë pasur kontakt me të.

“Po bëhet gjurmimi epidemiologjik i të gjithë personave, të afërt, të largët sipas rrethit. Janë marrë tamponët dhe po hetohen. Unë besoj që personat që kanë kontaktuar edhe mes mjekëve do dalin raste pozitivë patjetër, por t’ia lemë kohës ta vërtetojë. Ne e dyshojmë fort, por nuk kemi fakte në dorë. Personeli shëndetësor atje ka qenë më i ekspozuari”, tha ai.

Pipero deklaroi se nëse mjekët dhe stafi mjekësor nuk kanë përdorur mjetet përkatëse me të infektuarën kanë bërë gabim.

“Në qoftë se personi ka pasur histori udhëtimi, është bërë gabim që nuk i është bërë analiza më shpejt. Nëse mjekët dhe stafi mjekësor janë ekspozuar pa veshjet mbrojtëse kanë bërë gabim. Rasti i Italisë na ka mësuar shumë. Kanë gabuar italianët që nuk kemi gabuar ne këtu, flas për Spitalin Infektiv, jo për këtë të Durrësit. Edhe në Itali diskutojnë pse rastin e parë nuk e kanë identifikuar. Në rastin zero në Itali është bërë gabimi fatal që është kthyer pse s’kishte histori udhëtimi”, tha Pipero./klan

Loading...