Mjekut i thyejnë nofullën – Niset me urgjencë drejt Tiranës

Mjeku dermatolog i spitalit të Lezhës Zef Doda është goditur nga i afërmi i një pacienti, ndërsa ka marrë dhe dëmtime të shumta në trup.

Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa mësohet se mjeku është goditur në mënyrë barbare ndaj pritet që të dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Doda, thonë mjekët e këtij spitali ka fraktura në kokë, ndërsa si pasojë e goditjeve ka të thyer dhe nofullën.

Nuk ka ende një njoftim nga ana e drejtorisë së spitalit apo policisë për ngjarjen.

Loading...