Modeli shqiptar: Vajzat shqiptare ma vështirësonin jetën, prandaj mora nuse të huaj

I ftuar në “Thumb” këtë javë ishte dhe modeli i njohur shqiptar Alessio Aliaj me bashkëshorten e tij, Katherine.

Nëpërmjet pyetjeve të ndryshme, ne kuptuam shumë mbi marrëdhënien e tyre, historinë apo raportet me xhelozinë.

Ndërkohë duke qenë se Katherine është e huaj, lind pyetja: pse jo një shqiptare? A nuk do kishin dashur prindërit e tij një shqiptare me të cilën të merreshin vesh mirë?

“Ke të drejtë, sepse 90% e nënave shqiptare, prindërve shqiptarë duan të kenë vajzë shqiptare. Problemi nuk është se nuk e provova, sepse unë e provova disa herë. Por nuk më eci. Me stilin e jetës që kam unë nuk gjeja dot një person që të më rrijë afër, por ma bënin më keq.”- tregon Alessio.

Ndërkohë që Katherine siç tregon ai është një person i qetë që arrin të përballojë intensitetin e jetës së tij. /Blitz

Loading...