Modelja e njohur, Oriola Marashi ka qenë pjesë e protestës e organizuar në shenjë revolte ndaj vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.
Ajo ka publikuar disa pamje në Instastory, ku shihet teksa proteston mes shumë qytetarëve.
Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.
Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar.
Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.