Modelja e njohur shqiptare në pritje të ëmbël: Jemi kaq të emocionuar

Familjes së Emina Cunmulaj do t’i shtohet një tjetër fëmijë, këtë herë djalë. Modelja dhe filantropja publikoi pak më parë një foto ku duket së bashku me vajzat e saj, Ella Faria dhe Mia Soraya.

“Mezi po presim të takojmë vëllain tonë të vogël,” është fjalia që formojnë fjalët e shkruara në truporet e tyre të plazhit. “Vogëlushi i vogël është rrugës dhe ne jemi kaq të emocionuar,” shkruan ajo në mbishkrimin e fotos.
Në 1 janar, Emina dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni me origjinë iraniano-amerikane, Sam Nazarian, festuan 11-vjetorin e martesës.

Loading...