Modelja Elizabeth Hoad ka hequr dorë nga burrat pas 220 takimeve të dështuara dhe ashtu edhe si kishte njoftuar disa ditë më parë realizoi dasmën e saj me rotvailerin e saj të artë gjatë një emisioni në një transmetim live ku u ndoq nga njerëz nga e gjithë bota.
Elizabeta, 49 vjeç, duket se bindi dikë që të organizojë dasmën me qenin e saj, Logan.
Ajo ka vendosur unazën e martesës dhe për qenin e saj një byzylyk prej ari në putër madje ka lexuar edhe premtimet ndaj tij.
‘Premtoj të të marr për shëtitjet e përditshme dhe gjithçka nga ushqimet e mia për qen do të t’i jap ty dhe madje edhe ushqime të tjera do ndaj me ty, nuk do të të mungojnë përkëdheljet e mia”.
Modelja gjithashtu po mendon që muajin e saj të mjaltit ta kalojë në një hotel miqësor ndaj qenve bashkë me ‘burrin’ e saj të ardhshëm.
Elizabeth, ka qenë e lidhur disa herë por kurrë nuk u martua: ‘Kam pasur 220 takime në tetë vjet dhe përgjithësisht kanë qenë një fatkeqësi. Mendova se do të ishte një ide e mirë të martohesha me Loganin. Ai kurrë nuk më le pas dore dhe ne e duam njëri-tjetrin. Disa mund të mendojnë se unë jam budallaqe por nuk e kam aspak problem. Është mënyra ime për të thënë ‘përgjithmonë bashkë’.