Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Tempora” moderatori i famshëm shqiptar Enkel Demi.
Ndër të tjera, një çështje e cila u trajtua në studio ishte ajo e seksizmit në media.
“A ekziston seksizmi në media?”
Ishte kjo një pyetje e cila iu bë Enkelit dhe përgjigja e tij për hir të së vërtetës ishte mjaft e drejtpërdrejtë dhe e goditur: “Ekziston dhe është ambient i ndyrë.
Shumë shpesh paragjykohesh dhe nga pamja e jashtme apo mënyra se si prezantohesh në kamera. Është ambient i ndyrë, ka prostitucion në media.
Për fat të keq e bëjnë njerëz të njohur.
Dhe shumë shpesh viktima janë vajza të vogla, por dhe djem të cilët duan të bëjnë karrierë.
Shkaktarët janë ata që kanë gjëra në dorë, që kanë pushtet në media dhe nuk janë pronarët e medias.”
Pas deklaratës së fortë, moderatorja e emisionit në fjalë, Sonila Meço e mbështeti plotësisht mendimin e kolegut të saj duke thënë: “Mendoj edhe unë si ty!”