Moderatorja e njohur i jep bashkëshortit porositë pas angazhimit në një format dashurie

Programet dedikuar dashurisë në vendin tonë nuk janë më një trend, e për këtë shkak në studiot e tyre janë bashkuar dhe emra të njohur të medias. Karvanit të këtyre opinioneve të ëmbla i është bashkuar dhe moderatorja e njohur Aulona Musta

Aulona, shpeshherë ndan opinionet e saj në rrjetet sociale, të cilat do të ketë mundësi t’i thotë tashmë përballë konkurrentëve.

“Është shumë kënaqësi që do jem më Nedën. Nuk besoj se do kapemi për flokësh, po ça s’bën vaki. E ndoqa që javën e parë se më tërhoqi, më ka pëlqyer kasti i vajzave, më duken më të rritur më të pjekur. Më mbante të mbërthyer para Tv dhe krijova opinione me shumicë që kam fatin t’i them këtu”,-tha Aulona.

Në nisje të programit, Aulona zhvilloi edhe një takim 4-minutësh me bashkëshortin e saj, Tomin, të cilit i tha “porositë” pas angazhimit të ri në axhendën e saj të ngarkuar.

Loading...