Moderatorja Alesia Bami, e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Më lër të flas”, iu përgjigj kritikave se “nuk ka informacione nga sport, edhe pse moderon emisione sporti”.
Alesia shprehet se njohuritë për sportit i ka zgjeruar gjatë eksperiencës, por nuk është analistë, “se për këtë janë ekspertët e ftuar”.
“Gjithmonë jam akuzuar që nuk kisha njohuri për sportin. Patjetër që nuk kisha njohuri shumë të mëdha sportive, por që me rrugën duke bërë emisione të njëpasnjëshme të Procesit Sportiv, Top Arena, merr eksperiencën dhe njohuritë e përgjithshme. Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem analiste sportive apo të analizoj sportin në anën teknike, sepse kemi analistë për këtë punë. Si moderatore e sportit, për të bërë pyetje dhe për të pasur njohuritë e përgjithshme, mendoj se i kam