Moderatorja e njohur martohet në fshehtësi? Ja çfarë e nxori zbuluar

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania”.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.

Së fundmi gazetari i njohur, Ervin Kurti e ka etiketuar moderatoren në një ‘Ask’ të tij të postuar në ‘Instastory’, ku ndjekësit e kanë pyetur Ervinin nëse Fjoralba është martuar dhe gazetari është përgjigjur:

Jo, ose është martuar dhe nuk na ka ftuar në dasëm.

Ndërkohë që përgjigjia e Fjoralbës ndaj kesaj çështje ka lënë shumë vend për dyshime.
Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!

Ama duket se dyshimet janë shtuar akoma më shumë me foton që bukuroshja postoi në ‘Instagram’ disa orë më vonë. Ajo duket e veshur me një fustan nusërie duke nxitur akoma më shumë dyshimet se bukuroshja mund të jetë martuar dhe fustani në foto është i saj pasi shkruan:

E imja!

Moderatorja Fjoralba Ponari humbi të ëmën në fillim të muajit shkurt. Ajo u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, për arsye që nuk dihen ende. E ftuar para pak javësh në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ajo foli për herë të parë për këtë humbje kaq të madhe dhe se si po e përjeton ajo.

Loading...