Moderatorja e njohur shqiptare tregon se cila ka qenë puna e saj e parë/ Nuk do ta besoni sesa e ka patur rrogën

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Dojna Mema ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se çiola ka qenë puna e saj e parë. Edh për Dojnën puna e parë ka qenë pa pagesë, për të fituar një eksperiencë, por dhe duke marrë kënaqësi nga gjëja që do më shumë.
“Puna ime e parë, radio,19 vjeç !Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit.

Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja : Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!

Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda

Foto Arkive : Circa 2012”, ka shkruar Dojna krah fotos ku shfaqet në “Top Albania Radio”, 10 vite më parë.

Kujtojmë se momentalisht Dojna po shijon pritjen e saj të ëmbël, nga e cila ka ndarë gjithmonë kujtimet më të bukura.

Loading...