Moderatorja e sportit zbulon incidentin me futbollistin e Kombëtares

Moderatorja e njohur, Vilma Masha, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, për të folur rreth ndeshjes së mbrëmjes së djeshme të Conference League.
Moderatorja e sportit foli për këtë javë intensive duke thënë se çdo gjë shkoi mirë.

“Ishte një atmosferë interesante por nuk krahasohet me Kombëtaren. Tani ishte e lezetshme, këta tifozët e shpërqendruar që pinin birra. Ia dolëm me pak vështirësi, çdo gjë shkoi mirë. Ka patur plot incidente.

Unë përgjithësisht jam në studio dhe kur dal në terren gjëja më e tmerrshme është kur tifozët ngjiten në skenë dhe janë të mirë ose jo mirë mendërisht. Tentojnë të marrin mikrofonin etj. Këto janë situata të sikletshme se nuk e di si reagojnë”, tregoi Vilma në “Wake Up”.

Gjatë kësaj interviste kur po fliste për incidentet në punë, Masha veçoi një me futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, emrin e të cilin nuk preferoi ta zbulonte.

“Kur u kualifikuam në Europian u bë nami u mbush sheshi plot. Dhe erdhën futbollistët e Kombëtares dhe njëri prej tyre më tha ‘Më jep mikrofonin se do them diçka’ dhe e hodhi në tokë. Sot i them ‘Ti je idiot, si e hodhe mikrofonin ashtu’. Atëherë po i thoja ‘Bën 2 mijë euro mikrofoni’. Çmenduri domethënë. Por, kanë lezetin e vet”, rrëfeu ajo.

Loading...