Moderatorja Rudina Magjistari poston foto të vogëlushes Mia (foto)

Moderatorja e njohur e emisionit të pasdites, Rudina Magjistari, ka nisur së fundmi pushimet së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre.

Rudina po shijon bregdetin e Shqipërisë, duke udhëtuar nëpër qytete të ndryshme.

Dy ditë më parë ajo ndodhej në Himarë, ndërsa së fundmi ka publikuar në Instagram një foto nga Durrësi.

Si rrallëherë, moderatorja ka ndarë në profilin e saj një foto të bashkëshortit dhe vajzës, të cilët i ka fotografuar në det.

Partneri i saj shfaqet duke mbajtur në krahë të bijën dhe megjithëse fytyrat e tyre nuk dallohen, portreti familjar është tepër i ëmbël. Kjo është ndër të paktat foto të familjes të cilat Rudina zgjedh ta publikojë.

Ajo mundohet ta ruajë sa më private jetën e saj jashtë ekranit dhe ende nuk e ka treguar asnjëherë portretin e të voglës, e cila quhet Mia.

Loading...