Moderatorja Dajana Shabani sqaron pas më shumë se dy vitesh lajmet se bëri aksident në autostradë. Sipas Dajanës, një djalë i ka dalë para dhe për të shmangur aksidentin ajo ka devijuar duke dalë nga rruga, pasi tha se nëse do të kishte frenuar do të përplaseshin dhe 5 makina të tjera.
“Më doli një djalë përpara e nuk më pa dhe ne ishim në autostradë goxha shpejt. Unë devijova dhe dola jashtë rruge që të mos përplaseshim 5 makina. Një shofere tjetër do të kishte frenuar gozhdë, do përplaste atë, veten e gjithë të tjerët rresht më pas.
Prandaj, mendoj dhe vazhdoj të insistoj që timoni është refleks, pra duhet të mendosh se çfarë do të bëjë tjetri dhe shyqyr që e pashë se çfarë po bënte, ndërkohë këtej bëja muhabet me gocën time, nga ana tjetër shijoja muzikën dhe pashë edhe atë që nuk ishte në terezi. Kështu është shoferllëku”, është shprehur moderatorja.