Rikthehet në rend të ditës telenovela “Inter”- Luka Modriç. E nisur gjatë merkatos së verës, kroati nënkampion bote dhe “Inter” ishin shumë pranë, por presidenti i “Real Madrdi”, Florentino Perez vuri veton dhe ndalojë këtë transferim.
“Nuk mundet kurrësesi që një lojtarë si Modriç nënkampion bote, tre herë radhazi kampionë europe të largohet me kosto 0. Është çmenduri”, tha Perez gjatë muajit gusht, duke mbyllur debatin për kalimin e kroatit te “Interi”. Madje çështja shkoi dhe në UEFA, pasi “Real Madrid” akuzoi “Interin” se kishte shkelur rregullat e merkatos, por organi më i lartë i futbollit evropianë pushoj çështjen.
Gjithësesi, së fundmi ka qenë gazeta torineze “Tuttosport” që shkruan se drejtuesit zikaltër e duan Modriç me çdo kusht në “San Siro”. Sipas kësaj gazete, lojtari është shumë i gatshëm për këtë aventurë pasi një kalim në kampionatin Italian do ta kompletonte më së miri karrierën e tij pasi më parë ka luajtur edhe në Angli. Tashmë pritet merkato e janarit për të kuptuar nëse do ketë ose jo tentativë për kalimin e kroatit në Milano. /atsh