“Tani është radha e BE për të bërë punën e vet sepse këto vende e bënë të tyren”, tha Mogherini.
“Ajo që do të lexoni në raporte flet për reformat thelbësore në gjyqësor në Shqipëri si rezultat i dëshirës së popujve për ndryshim.
Kemi theksuar me partnerët në punë tonë se ata kanë bërë një zgjedhje thelbësore, që kanë si synim thelbësor anëtarësimin, një nga gjërat e pakta që bashkon rajonin dhe mbështetja e rajonit duke bërë këtë zgjedhje. Liderët në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë angazhuar në reforma”, u shpreh ajo.
“Politika e zgjerimit na çon në ADN-në e procesit të zgjerimit të BE-së, duke kaluar plagët e luftës dhe duke përdorur integrimin si një mjet thelbësor për pajtim. Punë thelbësore është bërë për të vlerësuar progresin e bërë. Falënderoj ekipet që kanë punuar për këto raporte. Kanë marrë informacion jo vetëm nga autoritetet por dhe shoqëria civile.
Gjatë viteve të kaluar por sidomos vitin e kaluar BE ka investuar shumë në Ballkanin Perëndimor.
Angazhime të nivelit të lartë.
Kemi dëshmuar shumë arritje impresionuese. Në Maqedoninë e Veriut kanë përqafuar mundësinë e reformave, marrëveshja e Prespës.
Në Shqipëri dua të theksoj reformën e drejtësisë. Ka vijuar në vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve.
Në vizitën e fundit në Tiranë u impresionova dhe mendoj se Shqipëria ka një mbështetje të fuqishme nga populli për anëtarësim në BE. Këtë vit për herë të dytë KE rekomandon hapjen e negociatave.
Bazohet në arritje të prekshme. Shqipëria i ka kryer detyrimet e saj, është radha e BE-së të bëjë punën e vet. Pas rekomandimit nga KE, topi është në dorën e KiE”, deklaroi Mogherini.