KUR MË VJEN NGA STANI – NGA PETRO L. SOTTA
Moj belhollë, që vjenë nga stani,
Plot me lule, ballin mbuluar,
Kur të pashë, ç’mu dogj xhani,
Me sytë e bukur,që i ke të shkruar…
Nëpër lëndina, ti lule mbledhë,
Dhe përmbi flokë, i thurë kurorë,
Më dridhet zemra, porsi një gjethë,
Sa s’po më del, nga ai kraharor…
Kur ecën rrugës, moj nazelije,
Lehtë e lehtë, si një drenushë,
Zili t’kanë gjethet, nëpër korije,
Kur belin e tund, si tjetër askush…
Por pranvera, çfar ka bërë,?
Gjithë natyrën, bukur ka çel,
Të ka zbuluar, ty gushë e llërë,
Por dhe gjirin, përmbi bel…
Si bisqe të njomë, të duket gjiri,
Që po shpërthen, aty nën bluzë,
Aromë shpërndan, si lule bliri,
Si petale çelur, përmbi buzë…
Si trëndafil, e kuqe buza,
Si dy petale, që çelur kanë,
Rehat s’më le, për ty kjo muza,
Mbi varg gjithë natën, po më mban…
Ndoshta vallë, diçka ti pret,
Se po më vjen, ashtu ngadalë,
Kur të shohë, atë gërshet,
Shpirti më del, dot më se ndal…
Poshtë tek bregu, tek një korije,
Ju bilbila, këngën ta qani,
Bashkë me ju, dhe unë do e zija,
Për belhollën, që vjen nga stani…
Do të këndoja, për synë e saj,
Më të bukur, s’do të kishte,
Si lulëkuqe, çelur në maj,
Buza e saj, më e bukur ishte…
Çfar do të kishte, një zanë mali,
Më shumë se ty, që bregut zbret,
Me kuror, thururë tek balli,
Të zbret tek gjiri, një gërshet…
Diçka më fsheh, që ashtu po rri,
Me sy të mbyllur, ndoshta qani,
Dot s’ta shoh, çfar ke në gji,
Moj belhollë, që vjen nga stani.
Petro L. Sota. 29 prill 2019