Dosja.al ka siguruar videon e plotë të momentit të aksidentit, në të cilin është përfshirë aktori Gazmend Paja gjatë paradites së sotme. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, aktori po qarkullon me motomjetin e tij, me shpejtësi të madhe.
Në një moment, në kryqëzim, në momentin kur mjetet nga njëri kah duhet që të ndalonin për të bërë të mundur kalimin e të tjerëve. Por Paja nuk ka ndaluar dhe është futur me të kuqe, duke i “rënë” edhe një makine të ngecur në trafik në pritje për të vijuar rrugën pasi kishte të drejtën e kalimit.
Duke i rënë derës së pasagjerit, motori më pas është plasur në tokë, por fatmirësisht aktori ndodhet në gjendje të mirë për jetën, por gjithsesi po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.