Ky është momenti i frikshëm kur një fëmijë rrezikon vdekjen ndërkohë që ecte në parvazin e katit të pestë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur në Tenerife të Spanjës.
Fëmija del nga dritarja dhe ecën përgjatë parvazit. Ajo arrin qoshen e ballkonit dhe ulet aty. Por në vend që të hidhet në ballkon, ajo kthehet mbrapsht. Por para se të ngjitet sërish në dritare asaj i rrëshqet këmba dhe për pak rrezikon të bjerë poshtë.
Sipas mediave, familja e fëmijës kishte ardhur për pushime nga Finlanda. Ndërkohë mësohet se mamaja e saj në momentin e ngjarjes ka qenë duke bërë dush.
Fqinjët u shprehën të surprizuar që nuk ndodhi ndonjë gjë tjetër më e rëndë, ndërsa një tjetër tha se vajza ishte me fat për shkak se nuk frynte erë, citon klan.