Momenti i një pauze sjell motivimin për realizimin e një ëndrre – Nga Rudina Papajani

MOMENTI I NJË PAUZE SJELL MOTIVIMIN PËR REALIZIMIN E NJË ËNDRE…

(ARGUMENT)

Kur flasim për një pasion apo ëndër perceptojmë lidhjen e një motivimi me hapin për t’a realizuar .Motivimi që i vëmë vetes shpesh udhëhiqet nga dëshira e mirë se ky objektiv është një plan afatgjatë për të sjell rezultatet pozitive.Natyrisht cdo gjë e bukur ,
çdo ëndër ka një pauzë , një periudhë ku duket se çasti..pasioni ka ndaluar aty.Ky “nocion vaksinues” është një moment i përshtatshëm që nesër inisiativa jonë e veprimit të ketë shkallë kohore, të ketë një bllok inspirimi për të shpalosur idetë apo qëllimet tona.Çdo plan i joni kërkon detaje nga duhet nisur ky afat kohor,si duhet menaxhuar që nesër mos të dekurajohemi nga vështirësitë e para.E gjitha vjen si një test orientues si një kusht pozitiv nga duhet kaluar kjo teknikë e arritjeve në hapa të vegjël po të sigurtë.Vështirsitë e para konsistojnë në atë përvojë efikase që në atë periudhë pushimi apo pauze të identifikosh “vragat “e rrugëve të pakalueshme.Natyrisht kjo kërkon ide të larta ndaj vetes që nesër mos të ndryshket ëndrra nga vanitetet që hasen.Kur shihen pengesa vritet imagjinata perceptuale prandaj duhen bërë ndryshime në aspektet..çfarë kërkojmë..si mund ta mposhtim frikën,ndrojtjen,thënien e mendimit dhe transparencën me kolegët.Duhet mbajtur gjallë ajo pauzë që synimet reale të kthehen kreative përpos egos në të menduar apo nxitur.Kjo “periudhë pushimi” krijon premisa “laboratori në tru” si imazh i suksesit i konceptuar në vizion apo mënyra të reja ku duhet të shkelim.
Faktor bazë është mbushja me energji dhe pozitivitet i vetes si ushtrim objektiv për të luftuar ato grimca të pakëndshme apo segmente të paqarta dhe stresuese.
Spektri i kësaj jete kërkon larmi teknikash në kohë dhe hapësirë si objektiva bazë të tolerancës ndaj vaniteteve pra fre që na servireni.Sigurisht kur arrijmë qartë këto objektiva jemi gati për t ‘ia arritur qëllimit,drejt sfidës që na motivon përpara për të zgjeruar zonën e përplasjeve ..nxitjen në status quonë që na bën të ingranohemi drejt rezultatit e akrepave të orës që nuk ndalen…
RUDINA PAPAJANI

Loading...