Publikohen detaje të reja ne lidhje me vrasjen e 47-vjeçares shqiptare, Luljeta Heshta në Itali. Ajo u masakrua me thikë nga 43-vjeçari , Alfred Kipe, partneri i viktimës, i cili e ka goditur 5 herë me thikë, në këmbë dhe në shpinë duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima ushtronte prostitucion, ndërsa vrasja në Pedriano, San Giuliano të Milanos, ka ardhur si shkak i xhelozisë. Cifti ishin bashkë prej 20 vitesh.
I arrestuari, Alfred Kipe, para trupës gjykuese ka refuzuar kategorikisht krimin, por prokuroria e Lodi-t ka këmbëngulur se 43-vjeçari i cili ishte me precedent të mëparshëm penal, është fajtor për vrasjen e ndodhur pak pas orës 13:30 të së dielës, në rrethrrotullimin e Binasca, një vend i frekuentuar nga prostitutat, një profesion që kishte zgjedhur të bënte edhe Luljeta.
Mediat italiane zbulojnë se Kipe e ka ndjekur viktimën. Ajo që e fut në kurth shqiptarin është një video, e publikuar këtë të martë në mediat italiane.
Shumë dëshmitarë thanë se autori mbante në kokë një kapele të zezë, xhup po të zi dhe atlete të kuqe. Një shofer e filmoi vrasësin me telefon, vetëm pak kohë pas ngjarjes, material që u sekuestrua nga prokuroria. Ajo që e vulos autorësinë e tij në këtë krim janë qelizat telefonike, që e vendosin Kipen pikërisht në vendin dhe orën ku u va Luljeta.
Luljeta Heshta lë pas një vajzë që sipas mediave fqinje jeton në Shqipëri dhe që 47-vjeçarja e kishte nga një marrëdhënie e mëparshme.