Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur në gjykatën e Fierit Albi Mëcini. Mëcini shihet me pranga, me të shkurtra dhe bluzë të bardhë ndërsa shoqërohet nga efektivët.
Ai u kap në flagrancë ditën e djeshme me dy çanta brenda të cilave kishte eksploziv të montuara me celular për shpërthim në distancë. 29-vjeçari nga Kamza dyshohet se është një ndër autorët e rrëmbimit të bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë.
Mëcini bashkë me një të ri tjetër dyshohet se rrëmbyen dy personat në Prill të këtij viti për llogari të një grupi kriminal. Policia ka shpallur në kërkim dhe dy bashkëpuntorë të tjerë të 29-vjeçarit që ishin bërë gati për të kryer një vrasje. Në kërkim janë shpallur Ervis Cukali, Sebastian Lataj dhe Arafat Manërkolli.
Mëcini njihet dhe si miku i ngushtë i Admir Tafilit dhe është akuzuar nga Prokuroria e Korçës si bashkëpunëtor për arratisjen e Tafilit dhe 6 personave të tjerë nga burgu i Drenovës mbrëmjen e 23 Nëntorit 2013.
Në kërkim :
1-Sebastian Lataj 28.05.1998 banues në Kodër Kamëz
2-Ervis Cukali 01.05.1998 banues në Martanesh, Mat
3-Arafat Manërkolli 20.04.1996 banues në Renzë, Dibër
Theksojmë se Mëcini është dënuar edhe më parë për dhënie ndihme ndaj 4 shtetasve për largim nga IEVP-ja.