Një video e publikuar nga “Mail Online” po bën xhiron e rrjetit.
Në të shihet se si një foshnjë e porsalindur i rrëshket nga duart mjekut, ndërkohë që babi i saj po filmonte.
Prindërit e foshnjes nga Arizona po kërkojnë përgjigje pasi stafi mjekësor i spitalit ku ajo erdhi në jetë e rrëzoi me kokë, por për fat të mirë, mjekët mundën ta kapnin vogëlushen përpara se ajo të rrëzohej në tokë.
Vetëm disa ditë më vonë, prindërit e vajzës, Monique dhe Derrick Rodgers thonë se vogëlushja pësoi një hemorragji në anën e majtë të trurit.
Tashmë ata kërkojnë të dinë nëse hemorragjia është e shkaktuar nga goditja që mori vajza pas rrëzimit.
https://youtu.be/GEPY-rKMT58
Loading...