Kjo është efektivja e Shqiponjave e cila humbi katër gishtat e dorës si pasojë e një kapsolle të hedhur nga protestuesit.
Efektivja quhet Ina Muka, 24 vjeçe mëson newsbomb.al dhe ky është momenti kur kapsolla i ka këputur gishtat ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar. Pamjet janë vërtet tepër të rënda.
Një tjetër polic ndërkaq, ka humbur dëgjimin në njërin vesh.
Ndërkaq, Policia bën me dije se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë, pra efektivja që ka humbur gishtat dhe një tjetër që ka humbur dëgjimin.
Skenën traumatike të efektivës që humbi gishtat e kanë parë edhe gazetarët të cilët shprehen të tronditur. Deri tani janë shoqëruar 10 protestues të cilët kanë qëlluar me shkopinj e kanë hedhur kapsolla në drejtim të policisë.