Momenti kur policia rrethon banesën e Florenc Hoxhës (video)

Publikohen pamjet që tregojnë momentin kur policët mësyjnë në banesën e ish-kreut të policisë Bashkiake, Florenc Hoxhës.

Jo një, as dy, por një grup policësh të maskuar shihen teksa kapërcejnë murin rrethues për të hyrë më pas në banesën e Hoxhës.

Ky i fundit u shoqërua dje si një nga pjesëmarrësit në protestën e opozitës. Nga pamjet filmike të policisë, siç mësohet Hoxha rezulton të jetë mes personave që dëmtoi kërpudhën. Ai po ashtu ka nxitur protestuesit e tjerë të mësynë drejt Kryeministrisë. “BalkanWeb” mëson se deri tani janë 20 personat e shoqëruar nga policia.

(BalkanWeb)

Loading...