Monika dhe Iliri ‘ngacmohen’ me njëri-tjetrin: ‘Sa shumë më do o burrë i dheut’

Një lojë e re i ka përfshirë banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Iliri është banori i radhës që ka shtypur gongun dhe ka zgjedhur Monikën që t’i bëjë komplimente. Ngacmimet e tij me Monikën vijojnë që kur u kris miqësia e tyre sepse Monika zgjodhi Beatrix gjatë një zinxhiri shpëtimi.

Teksa i komunikonte dënimin, Monika i thoshte se ia ka bërë komplimentet më parë por nuk e ka besuar, ndërsa tani do gënjeshtra.

Monika: Ke vrapuar, ke shqyer këmbë e duar vetëm për të më dhënë dënime mua. Po sa shumë më do o burrë i dheut. Kur më do, pse më ulëret në prime?

Iliri: Dua një kompliment sepse ka muaj që nuk dëgjoj komplimente për mua dhe i dëgjoj për të tjerët.

Monika: I ke dëgjuar dhe për veten tënde.

Iliri: Kjo do zgjasi deri në Prime se është 24 orë.

Monika: Jo,jo nuk zgjat aq.

Iliri: Mendo disa komplimente njërin më i bukur se tjetri.

Monika: Ti kam bërë komplimentet me zemër, si besove. Tani do komplimente të gënjeshtërt. Ja ky je ti, gënjeshtrën e do. Buzëqesh dhe je gati.

Loading...