Monika Kryemadhi: “Dashuri dhe qetësi me kriminelin nuk ka.Ta ketë të qarta Rama, të mos guxojë të cenojë asnjë gjë të shqiptarëve se…”

Me një gjuhë të ashpër politike, Monika Kryemadhi është shprehur se LSI-ja e drejtuar nga ajo ka ndryshuar.

Në mbledhjen e Komitetin Drejtues, Kryemadhi tha kjo parti, nuk është i ngjason më asaj të drejtuar nga Ilir Meta, ku kërkontë që t’i zgjidhte problemet “me qetësi dhe dashuri” e që kërkon stabilitet, por është partia e revoltës.

“LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që donte stabilitetin e vendit , që kishte hallin e qeverisë dhe qetësisë.

Dashuri dhe qetësi me kriminalin nuk ka.

Ta ketë të qarta Rama, të mos guxojë të cenojë asnjë gjë të shqiptarëve se s’do jetë përballja ligjore, por do jetë personale se s’ka për ta falur asnjëri kudo që është.

I bëj të qartë Ramës që të ketë kujdes, se 4 bandat e tij janë shumë të vogla se gjithë shqiptarët.

Rama ta dijë se çdo shtëpi e ka një luftëtar që të marrë shenjë at ku duhet, revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar”,tha Kryemadhi,

Loading...