Monika Kryemadhi: “Gjithë Shqipëria do të hyjë në protestë kundër Ramës”

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dejklaruar se protestat e opozitës nuk shtrihen vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

Në një takim me qytetarët e simpatizantë të LSI-së në Shkodër, Kryemadhi u shpreh se ka ardhur koha për ta shkundur qeverinë e Ramës, që sipas saj është e lidhur tërësisht me krimin.

“Protesta jo vetëm në Tiranë, pro në çdo qytet të Shqipërisë. Ka dy lloj politikanësh: Një lloj që lidhet vetëm me karrigen, ndërsa ka edhe të tjerë që djegin mandatin dhe bëhen bashkë për të përmbysur njëherë e mirë këtë krim.

Ne flasim për një polici të kapur nga krimi, flasim për një administratë e cila nuk ekziston. Ne sot përballemi me deklarata nga më të ndryshme, me fyerjet, por ne e kemi marrë vendimin për të qenë të thjeshtë si ju dhe për të aspiruar drejt Europës.

Në tre vitet e fundit janë larguar mbi 400 mijë shqiptarë. Ka ardhur koha që t’i japim fund stabilitetit të krimit, ka ardhur koha që të destabilizojmë këtë stabilitet. Ne nuk duam stabilitet për diktatorët e krimit, ne duam një të ardhme të ndritur dhe të begatë, ku shqiptarët të kenë arsim dhe shëndetësi të barabartë.

Loading...