Monika Kryemadhi: “Kjo është një protestë për ta kthyer edhe vetë Partinë Socialiste në shinat e socialdemokracisë së vërtetë”

Në fjalën e saj para protestuesve dhe medias, Kryemadhi tha se do të provojnë çdo formë për të rrëzuar Ramën nga një pushtet që e ka mban në kundërshtim me vullnetin e popullit të tij.

“Kjo është një protestë për ta kthyer edhe vetë Partinë Socialiste në shinat e socialdemokracisë së vërtetë.

Përshkallëzimi nuk është mirë as për Partinë as për Parlamentin, as për shqiptarët.

Këta nuk kanë filluar të kuptojnë se mosbindja civile e vërtetë nuk ka filluar ende.

Ajo që them unë është se opozota nuk ka ndërmend pushtimin e godinave dhe të rrugëbe, por të pushtojmë mendjen e shqiptarëve.

Ne duhet tu japim shqiptarëve një vend më të mirë për të jetuar.

Të shembim këtë sistem të kalbur që ka shkatëtrruar çdo ndjenjë për të ndërtuar të ardhmen, por edhe atë pak që ka mbetur nga historia.

Ne do të bëjmë çdo lloj proteste politikë për të sensibilizuar shqipatrët,

Jemi këtu për të shkuar edhe në pikën e fundit të gjakut për ti thënë Ramës që nuk e merr dot peng këtë vend

Ne po provojmë të gjithçka, edhe për ta rrethuar parlamentin, edhe për të bllokuar rrugën.

Javën e kaluar ishin 5 akse, tani janë 12 akse, nuk di të them çdo të ndodhë në javën e ardshme.

Tani fatin duhet ta marrin në dorë shqiptarët.”, tha Kryemadhi

Loading...