Kryemadhi ka thënë se gjithë marrëdhënia e saj me Ilir Metën, në rreth 20 vite ka qenë e kushtëzuar nga familja dhe fëmijët, ndërsa sot ata janë rritur dhe gjykojnë sjelljet e tyre në politikë.
Teksa i ka mëshuar faktit se me Metën nuk flet në asnjë moment për politikë, Kryemadhi ka thënë edhe një batutë. Ajo ka pranuar se me Metën nuk bën vetëm politikë, por edhe dashuri.
Ja si shprehet Kryemadhi:
Ka pasur raste që mendimet e mia me mendimet e Ilir Metës kanë qenë aq të kundërta dhe kemi ndenjur me javë pa folur.
Ore dashuri me Ilir Metën bëj unë, mos e ki atë merak ti. Nuk bëj vetëm politikë. Ilir Meta është shumë diplomatik. Kërkon gjithmonë stabilitet. Kurse unë jam më mirë një fund i tme.rrshëm, se tm.err pa fund. Ilir Meta kështu ka qenë gjithmonë.”