Monika Kryemadhi: “Nëse zoti Rama mbledh të njëjtët qytetarë që mblodhi opozita në 16 shkurt unë iki nga politika”

Si mund të rrëzohet Edi Rama, në kohën kur ky i fundit nuk pranon asnjë nga kërkesat e opozitës?

Për këtë Monika Kryemadhi thotë se opozita po menaxhon më së miri urrejtjen popullore ndaj tij.

Madje ajo shkon dhe më tej teksa thotë se largohet nga politika nëse Edi Rama mbledh kaq shumë njerëz në shesh sa opozita.

“Edi Rama nuk rrëzohet duke bërë ne protesta paqësore. Në po sensibilizojmë opinion publik. Ne po menaxhojmë në mënyrën më stoike urrejtjen e qytetarëve ndaj Edi Ramës”

Po në qoftë se Rama organizon mbështetësit dhe militantët e tij a mund të ketë një përplasje civile?

“Unë jam e gatshme dhe unë tërhiqem automatikisht nëse zoti Rama mbledh të njëjtët qytetarë që mblodhi opozita në 16 shkurt. Iki nga politika”

Po çdo parti në pushtet mbledh…

“Jo, nuk i mbledh dot! Prapë me gjithë infrastrukturën që zoti Rama mund t’ju krijojë qytetarëve”./Opinion.al

Loading...