Monika Kryemadhi nga Skrapari: LSI është fokusuar në programe për të rinj

Skrapari është destinacioni i LSI-së në ditën e sotme. Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi ka bërë prezantimin e kandidatit Blenard Nonaj si edhe prezantimin e programeve ku është fokusuar kjo forcë politike. Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se fokusi i LSI janë të rinjtë.

Asnjë minutë e humbur, nis vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve në Tiranë

“LSI është fokusuar në programe për të rinjtë. Kemi ende shumë punë për të bërë në Skrapar. Kemi sfida të mëdha që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të zonës. Duhet të hartojmë bashkarisht një plan punë, një infrastrukturë që të mundësojë krijimin e vendeve të punës me një pagë me të mirëpaguar. Mundësitë për të marrë tri mandate janë plotësisht të realizueshme”, tha Kryemadhi.

Loading...