Monika Kryemadhi: “Një polici e dorëzuar dhe e çorganizuar demonstron rënien e shtetit dhe demonstron që një polici e tillë i shërben bandave”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat thotë se pas ngjarjes në Rinas, qytetarët shqiptarë ndihen më të pasigurt.

Sipas Kryemadhit qeveria nuk mban përgjegjësi, ndërsa institucionet fajin ia hedhin njëra-tjetrës.

Sot qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurt sepse aeroporti i Rinasit paraqitet si një objekt i atakueshëm nga kriminelët sa herë ju duhet për ta atakuar këtë institucion, por edhe sa herë që ju duhen para për tu bërë gati para zgjedhjeve.

Qeveria në vend të marrë përgjegjësit u ikën përgjegjësive, me një sjellje që i dekurajon qytetarët, duke i dhënë mbështetje kriminelëve të cilët nuk ndihen të rrezikuar nga forca e ligjit, por ndihen të mbrojtur nga qeveria.

Qytetarët e thjeshtë ndihen të pasigurt, sepse nuk është larguar asnjë nga detyra ose të jetë thirrur ndonjë nga prokuroria. Ndërkohë arrestohen ata që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Të gjithë ja hedhin fajin njëri-tjetrit duke bërë deklarata boshe.

Sa herë që kriminelët hyjnë dhe duan të grabisin është bërë e qartë dështimi i qeverisë. Kësaj qeveria që nuk përfaqëson qytetarët, por përfaqëson bandat.

Një polici e dorëzuar dhe e çorganizuar demonstron rënien e shtetit dhe demonstron që një polici e tillë i shërben bandave.

Loading...