Monika Kryemadhi: “Sot pashë në shesh, komunistë. Pashë nipin e Nexhmie Xhuglinit, Saimir Xhuglinin. Pashë njerëz nga më të ndryshëm. Është atdhedashuria”

Monika Kryemadhi ka thënë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Tempora’ se mes protestuesve kishte parë dhe Saimir Xhuglinin.

Kryetarja e LSI, ka thënë se në shesh kishte dhe komunistë, si nipi i Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha, Saimir Xhuglini.

‘Sot pashë në shesh, komunistë. Pashë nipin e Nexhmie Xhuglinit, Saimir Xhuglinin. Pashë njerëz nga më të ndryshëm. Është atdhedashuria.

Njerëzit u ngritën mbi ideologjinë politike dhe sot kanë vetëm një ideologji, atdhedashuria.

Sot njerëzit nuk kanë më krizë besimi. Për dy orë, sot erdhën 10 mijë veta në shesh.

Kjo nuk është krizë besimi.

Është shpresë. Shikoje Luan Ramën me Sali Berishën. Shikoje të pasurin dhe të varfrin, mësuesin me nxënësin.

Edhe pse kishin frikë se mund t’i filmonin kamerat dhe i hiqnin nga puna.

Ne po themi vota e lirë sot ty të garanton krijimin e sistemit’, ka thënë Monika kRyemadhi.

Loading...