Në qendër të akuzave të saj ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pikërisht pas shkarkimit të katër zyrtarëve një ditë më parë për abuzim me tendera, nga radhët e LSI-së, siç u publikua në media.
Kryremadhi i kujtoi Gjonajt një lidhje farefisnore me bashkëshortin e saj Ilir Metën, por tha se ishte e papranueshme që ajo kërcënonte gjyqtarë e prokurorë për arrestimin e zyrtarëve në ministrinë e Drejtësisë. Kryemadhi shtoi ndër të tjera se zonja Gjonaj duhet të kujtonte “bëmat” e të shoqit.
“Meqënëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin po i bëj me dije asaj se shantazhin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhet shkelje ligji. Shumë shpejt do ta faktojmë se si ajo iu bën shantazh. Ka futur në këtë listë edhe motrën e sekretares së saj të Përgjithshme. A e ka luftë personale, a e ka nga budallallëku nuk e di. Është kushërirë nga një lidhje familjare e Ilir Metës por po i bëj me dije se nuk ka asnjë lloj mënyre që e mbron ministren e Drejtësisë që është kapur duke shantazhuar gjyqtarët e prokurorët për shkarkimin e punonjësve të saj. Ajo mund ta dijë shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në shtëpi, t’ju tregojë pse iu pushua burri nga puna, t’ju tregojë lidhjet e burrit me Ervis Martinajn. Ndaj them duhet të jetë shumë e kujdesshme me mesazhet”,- tha Kryemadhi.
(BalkanWeb)