LSI nuk e ndal luftën kundrejtë kryeministrit Edi Rama. Ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila përmes një postimi në rrjetin e saj Facebook, i bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë për Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit.
Duke listuar një sërë arsyesh, ajo kërkon që ti jepet fund qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, pasi sipas saj, ai nuk e ka bërë punën mirë.
“Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar. Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë.
Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë. -73 Ditë”, shkruan Kryemadhi në Facebook.