Sipas saj, shefi i mazhorancës akuzohet për vrase me dashje të 51 personave, ndërsa shtoi se nuk ndjen aspak mëshirë për kryeministrin
“Akuza ime e parë është vrasje me dashje e 51 personave”, tha Kryemadhi.
A është e vërtetë që ju keni qenë të distancuar nga kjo situatë?- e pyeti moderatorja e emisionit, Eni Vasili.
“Unë nuk kam fare mëshirë për Edi Ramën. Ai bën propagandë në çdo televizon. Nuk do të shkoj si Edi Rama në varrimin e viktimave apo me ato fëmijët që bënë foto me Ronaldon vetëm për të bërë propagandë. Vetëm Edi Rama kërkon të përfitojë nga viktmat”, shtoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Loading...