Monika Kryemadhi:Rama më urren, më ka frikë dhe më do

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për shumë çështje mbrëmjen e sotme në News24 në emisionin “Dritare me Rudinën”. Nga marrëdhënia me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, tek ajo me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta, bashkëshortin e saj.
E pyetur për Bashën, Kryemadhi tha se e ka pasur të vështirë të ringrejë PD-në.
“Zoti Basha e ka pasur shumë të vështirë për të ringritur PD-në. Shumë njerëz që ishin pjesë e PD, sot janë në krah të Ramës. Ish-ministrat nuk janë në krah të Bashës. Është shumë e rëndë. Jo për mua, për mua politika është amorale por nuk duhet të jetë imorale. Qëndrimi i Bashës për ta rindërtuar PD-në me një standard tjetër, ka një sjellje tjetër.
Unë nuk jam lider që bëj politikë, jam lider terreni. Aty kam epërsinë time. Mendoj që sot politika shqiptare ka më shumë nevojë për terren. Kombinimi i PD dhe LSI kështu do jetë shumë pozitiv.
Rama më urren, më ka frikë dhe më do se kot nuk më përmend”, tha Kryemadhi.

Ndërsa për raportin me Metën, kryetarja e LSI tha se gjithë marrëdhënia e tyre në rreth 20 vite ka qenë e kushtëzuar dhe se tani mund të rrinë dhe të shijojnë. Nuk ka munguar edhe një batutë e Kryemadhit.

“Në 27 vite që unë jam me Ilir Metën, jeta jonë në çift ka qenë e kushtëzuar dhe tek fëmijët dhe në familje. Kjo është periudha më e bukur sepse atë pak kohë që rrimë e shijojmë, se dhe fëmijët janë rritur. Ata janë me studime dhe na gjykojnë, kanë një qëndrim gjykues karshi nesh. Ka pasur raste që mendimet e mia me mendimet e Ilir Metës kanë qenë aq të kundërta dhe kemi ndenjur me javë pa folur.
Ore dashuri me Ilir Metën bëj unë, mos e ki atë merak ti. Nuk bëj vetëm politikë. Ilir Meta është shumë diplomatik. Kërkon gjithmonë stabilitet. Kurse unë jam më mirë një fund i tmerrshëm, se tmerr pa fund. Ilir Meta kështu ka qenë gjithmonë”, tha Kryemadhi.

(m.k/BalkanWeb)

Loading...