“Të isha në vendin e Ramës do mblidhja qeverinë e parlamentin e do bëja ndryshimet që dëshironin. Do thërrisja dhe opozitën. Unë sigurisht që do shkoja në parlament. Nga varri do të nxirrnin Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi për të votuar”, tha Kryemadhi.
Nderkohe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet se, “Shqipëria ka nevoje për protesta”.
Duke folur për protestën e studentëve në “Real Story”, Kryemadhi tha se ata janë të qartë në kërkesat e tyre.
Kreu i LSI-së u shpreh se me qeverinë nuk bëhen negociata.
“Dhe PD e ka kuptuar qe me negociata qe nuk kane transparence i japin probabilitet atij qe kërkon të mos gjeje zgjidhje dhe jo atij qe kërkon zgjidhje”, tha Kryemadhi.