Ajo është një ndër aktorët më të dashura dhe padyshim, një ndër më të bukurat e skenës shqiptare.
Monika Lubonja së fundmi i ka surprizuar të gjithë fansat e saj, e jo vetëm, me foton e bërë publike në Instagram, ku shfaqet topless por sigurish e kujdesshme për të mos ekspozuar asgjë më shumë nga sa duhet, ndërsa po kaq interesante ka qenë edhe poezia që i ka bashkangjitur kësaj fotoje…
Poezia:
Jam lakuriq.
E hodha pelerinën
Qendisur me thërmiza pushteti.
E hodha te kazani i plehrave
Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.
S’më kish ngrohur kurrë.
I ndarë nga njerëzit me mur,
vetja më dukej në qivur.
S’e di, nëse shpëtova shpirtin!…
S’e di, nëse fitova qetësinë!…
Miq!
Tani jam lakuriq.
Thërmizat e pushtetit
Më ngjajnë si yje
Në qiellin-pelerinë të një nate acar.
(Mijëra,… miljona,… pakëmbë e pakrye)
E prapë
Kupa e qiellit më rëndon si një e vrarë.