‘Monument do t’i ngre…’ – Një poezi aktuale dhe reale nga Laureta Petoshati

Monument do t’i ngre
Nga Laureta Petoshati

Që s’më ka bërë skulptore Zoti i lumë,
më vjen jashtëzakonisht shumë keq,
se Mikelanxhelon e Rodinin i adhuroj aq shumë,
pasi gdhendën trupa e muskuj që tërbojnë dhe pleq.

Do të derdhja talent, djersë e përkushtim,
për atë që ndahet në mes si kumbull vlonjate,
për atë që duhet për ulje dhe shkarkim,
do të ngrija kult dhe do të hapja debate.

Në botën hipokrite me mediokritetin mbytës
unë do ti ngrija një monument bythës.

Se duhet bythë në punë të ulesh
se duhet bythë që të kesh durim
se duhet bythë nga atdheu të mos shkulesh
se duhet bythë për ideale e vetëmohim.

Duhet bythë t’i thuash të vërtetat të gjitha,
juve që shkruani ua mban dot bytha?!

Ju që bëni moral e silleni si autore të Biblës,
që sillni si lumi rërën mungesat tuaja
me anë të fjalëve
shishet tuaja të shampanjës e parfumit marka të huaja
kanë mungesën e bythës
o pemë pa bythë që s’bëni dot hije si të mallkuara
e të ftohni sadopak trekëndëshin e shalëve.

Se do bythë të thoni se çfarë kërkoni,
se do bythë të shkruash për lakrat dhe qepët,
se do bythë që pushtetin e shtypjen ta kundërshtoni,
se do bythë të mos ulësh brekët.

Se do bythë të mos puthësh bythën,
se do bythë të mos ia ndryshosh bythës funksionin
se do bythë që ta vësh atje ku duhet vizën,
bytha për nga forma ngjan me ekuacionin!

Nëse trupi ynë do ishte shtëpia
bytha është themeli, koka është çatia,
ndaj duhen të dyja!
Por, për ju të pabythë e të pafytyrë
bytha jep përgjigjen më të mirë!

©Vlorë 21 nëntor 2015

Loading...