Monumentet e Elbasanit, edukim i të rinjve për trashëgiminë kulturore

Nxënësit e shkollave nëpër qytetet e Shqipërisë me anë të aktiviteteve që organizojnë po afrohen më shumë me objektet e trashëgimisë kulturore, duke i kthyer ato në pika me mjaft interes për ta për t’u eksploruar dhe për të prekur nga afër historinë.

Në kuadër të programit të ”Edukimit mbi dhe përmes kulturës”, shkolla jopublike “Arianiti” në Elbasan po zhvillon shumë aktivitete që lidhen me trashëgiminë kulturore, me të gjitha nivelet e klasave të kësaj shkolle.

E tillë ishte dhe vizita mësimore e organizuar nga kjo shkollë në bashkëpunim me DRKK Durrës – Sektori Elbasan, në qendrën historike të qytetit.

Nxënësit e klasës X, të drejtuar nga specialistët e Sektorit Elbasan vizituan monumentet e kulturës më të njohura të qytetit si: Kalaja e Elbasanit, Kulla e Sahatit, Bazilika paleokristiane e cila ndodhet në zonën arkeologjike “A”, Xhaminë Mbret, Kishën orthodhokse “Shën Maria”, fragmentin e rrugës “Egnatia”, varrin e Kostandin Kristoforidhit, godinën ku u zhvillua Kongresi i Elbasanit, banesa karakteristike të Kalasë, ish-godina e burgut, etj.

Gjatë vizitës të rinjtë u njohën me të dhëna historike, arkeologjike, arkitektonike, dhe kulturore të Elbasanit dhe monumenteve që vizituan në tërësi.ATSH

Loading...