“Pa ty s’jam unë”, Morena Taraku reagon pas arrestimit të Stresit
Ditën e djeshme në Tiranë është arrestuar reperi, Arkimed Lushaj i njohur me nofkën Stresi.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ai, ku publikoi video nga makina e policisë duke bërë apel për mediat se ai duhet të shoqërohet gjithmonë pa bërë gjë.
Kujtojmë se dje u zhvilluan tensione tek selia e Partisë Demokratike nga protesta e organizuar nga mbështetësitë e Sali Berishës.
Lidhur me arrestimin e Stresit kanë reaguar edhe miqtë e tij, një ndër ta është edhe këngëtarja, Morena Taraku e cila ka kërkuar lirimin e tij.
“Ti je me mua në cdo cep të botes… Pa ty s’jam une.. Free Stresi… Zemra tij meriton dashuri, jo dhunë. Deri në vdekje. Stresi”, ka shkruar Morena./Express