Mori 570 mijë Euro, arrest në burg për mashtruesen Milena Deraj: ‘Më kërcënuan 4 banda, më vunë pistoletën në kokë’

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për mashtruesen Milena Deraj 30 vjeçe.

Në gjykatë, ajo ka treguar se është kërcënuar nga 4 banda kriminale që nuk ka mbajtur premtimin për të ndikuar në disa çështje gjyqësore për të cilat kishte marrë paratë.

Para trupës gjykuese, Milena Deraj tha se ishte marrë peng dhe ishte kërcënuar me pistoletë në kokë.

Milena Deraj përfitoi 570 mijë Euro në dy raste të ndryshme mashtrimi. Ajo ka mashtruar edhe familjen Verracaku duke i marrë 340 mijë Euro. Ajo u kishte premtuar atyre se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor për një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë në vitin 2021.

30-vjeçarja kishte premtuar se do gjente dy avokatë të suksesshëm për të zgjidhur çështjen dhe për të ndikuar në një vendim gjyqësor për të hequr burgimet e përjetshme.

Mirëpo asgjë e tillë nuk ndodhi dhe familja Verracaku kanosën me vetëgjyësi Milena Derajn. Kjo e fundit bëri denoncim në polici pasi u ndje e kërcënuar. Autoritetet i kanë shpallur në kërkim Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku

Ndërsa më përpara, 30-vjeçarja kishte mashtruar edhe shoqen e saj duke i marrë 230 mijë Euro me premtimin se do t’i investonte paratë në bono thesari. Vetë shoqja e 30-vjeçares kuptoi që po mashtrohej nga Milena dhe e denoncoi në polici. /tvklan.al

Loading...