Mori gjobë se përdori telefonin në timon, ‘shpërthen’ këngëtari shqiptar: Kam shëtitur nëpër botë por…

Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Neki Emra ka reaguar i revoltuar pas një gjobe që ka marrë nga policia pasi u kap duke përdorur telefonin në timon.Emra thotë se në ato momente po përdorte Google maps për t’u orientuar në rrugë, ndërsa shton se ka shëtitur nëpër shumë vende të botës por nuk është gjobitur kurrë për këtë arsye.
Dje policia më dënoi për përdorim të navigacionit në telefon (google maps). Kam shëtit Amerikën, Evropën, Anglinë e shumë e shumë vende nëpër botë. Taxi, Uber, Lyft e njerëzit e njofshëm që më kanë vozitur, duke më përfshirë edhe mua që kam vozitur gjysmën e Evropës, kanë përdorur google maps në telefon për adresa dhe orientim. Oj Kosovë o nana ime”, shkruan ai.

Loading...