Mori me qira një automjet dhe nuk e ktheu më, policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit personal dhe gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe një sasi metadoni të lëngshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë Policia e Lushnjes shpalli kërkim shtetasin V. H., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka marrë me qira 1 automjet në Lushnjë, dhe nuk e ka kthyer më. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.

Po ashtu në pranga është vënë edhe një 20-vjeçar, me inicialet A. M., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Xh., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në Fier, i ka vjedhur çantën e shpinës me një shumë lekësh dhe dokumentash në të, një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Loading...